Ka qenë i imponuar dhe i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, apo dorëheqja e befasishme e ish drejtuesit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi Lika ka qenë një vendimarje e tij?
Polemikave disaditore i ka dhenë përgjigje gazeta “Sot”, që nëpërmjet një shkrimi të publikuar është përgjigjur se largimi në formën e dorëheqjes i Visho Ajazi Likës ka ardhur si pasojë e një skandali. Duke ju referuar burimeve shumë të sigurta, gazeta raporton se ish kryesuesi SHISH-it është përfshirë në një skandal ku janë rrezikuar interesat e vendit dhe individë të caktuar.
Në sqarim të këtij rasti gazeta raporton se, pak kohë më parë, Visho Ajazi Lika ka zhvilluar një vizitë pune në Bruksel, ku është takuar me personalitete të NATO-s.
Në përfundim të vizitës ai ka deklaruar se ka humbur tabletin në të cilin gjendeshin material “sekrete” dhe “tepër sekrete”, pronë e institucionit, me të cilin janë pajisur punonjësit e tij. Visho ka raportuar se tabletin me materialet e klasifikuara e ka humbur në hotelin ku ka qendruar gjatë ditëve të konferencave të NATO-s,
Nuk ka detaje të sakta rreth cilësisë së materialeve të ndodhura në tablet, por burimet thanë se në to gjendeshin të dhena për individë të caktuar, agjentë të SHISH, politikanë,grupe kriminale e terroriste, si dhe të dhena të tjera për Shqipërinë.
Skandalin e humbjes së tabletit për ca kohë Visho Ajazi Lika e ka mbajtur të fshehtë me shpresën se mund të binte në gjurmë të tij dhe kur një gjë e tillë nuk ndodhi u detyrua të kërkonte dorëheqjen e parevokueshme.

















