Zbulohet mënyra për reduktimin e qelizave kancerogjene

E publikuar: 25/08/2015 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë për të parandaluar kancerin dhe t’i kthejnë qelizat kancerogjene në qeliza beninje, jo të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Humultuesit e klinikës Mayo në SHBA e kanë publikuar metodën e tyre në “Nature Cell Biology”.

Studimi, që është ende në fazat fillestare, është përshëndetur edhe nga organizatat bamirëse kundër kancerit. Projekti bazohet në fokusimin e proteinës PLEKHA7 e cila mban të bashkuara qelizat e shëndetëshme.

Kërkimet zbuluan se kur një sekuencë e rregullimit qelizor ndërpritet qelizat kancerogje zhvillohen dhe shumëfishohen shumë shpejtë, por duke shtuar molekulen Micro RNAs shkencëtarët ishin të aftë të parandalonin zhvillimin e tyre.

Humultimi paraqet nje biologjii të re që parandalon sistemin e zhvillimit të kancerit.

Testet deri tani janë kryer vetëm në provëz dhe nuk dihet ende nëse rezultatet do të përdoren te njerëzit dhe a do të ketë ende nevojë për kimioterapi.

Sipas BBC, drejtuesi i kërkimit Dr. Anastasiadis është shprehur se me mirë administrimin e molekulës miRNAs në qelizat kancerogjene mund të rivendosim nivelin normal të prodhimit të tyre. Eksperimentet fillestare kanë dhënë rezultate premtuese në disa lloje agresive kancerësh.