Zbulohet ilaçi anti-Facebook !

E publikuar: 16/03/2016 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktualisht janë me miliona persona që sociologët dhe studiuesit i radhisin në grupin e personave të varur nga interneti, sidomos nga rrjetet sociale.

Por duket se ka një kurë për këtë “sëmundje”, të paktën kështu pretendon një shkrimtar që ka punuar me profesorin James Fadiman, i njohur në rrethet shkencore për punën e tij kërkimore me LSD-në, deri në ndalimin e kësaj të fundit në vitin 1966.

Fadiman shkruante në atë kohë se njerëzit që përdorin sasi të vogla të LSD-së ushqehen më mirë, flenë më qetë dhe janë më aktivë në jetën e tyre, madje disa u përkushtohen jogës dhe meditimit.

Autori i shkrimit, Baynard Woods shkruan për “Vox” se mori në mëngjes një mikrodoze LSD-je dhe ajo që vuri re ishte efekti i menjëhershëm anti-Facebook i saj.

“Ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë e hap shpesh internetit, sidomos Facebook. Por atë ditë që mora mikrodozën e LSD-së qëndrova larg internetit thuajse gjithë ditën. As që doja ta hapja internetin përveçse për punë dhe e kisha shumë të kollajtë të shkëputesha prej tij”, thotë ai.

Woods sqaron se me mikrodozë nënkupton 10 deri në 15 mikrogramë LSD, e cila bën pjesë në listën e drogave të forta.