Lajmet

Zbulohet harta kadastrale që dëshmon tradhtinë Thaçi-Mustafa (Foto)

09.08.2016 16:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbulohet harta kadastrale që dëshmon tradhtinë Thaçi-Mustafa (Foto)

Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi

Harta e re e zonave kadastrale dëshmon për mbetje jashtë të tokave të Kosovës me demarkacionin e fundit.

Në debatin e 3 gushtit kishte gjithçka interesante si në aspektin shkencor ashtu edhe atë politik e profesional. Me 3 gusht u prezantuan disa fakte të reja dhe të pa mohuara, por askush nga strukturat politike dhe profesionale nuk treguan gatishmëri që këto fakte të sqarohen në detale dhe të gjinden mundësitë e shfrytëzimit në të mirë të Kosovës.

Përveç znj. Besa Luzha e cila me një postim në Facebook kishte ngritë mundësinë e një analize më të gjerë askush tjetër audienca nuk i kushtuan vëmendje fakteve të reja. Me 3 gusht për herë të parë u prezantua harta e zonave kadastrale e cila vërtetonte se një pjesë e territorit mbetet jashtë Kosovës.

Një hartë e tillë ishte origjinale dhe krijonte mundësinë e analizës më të thellë si dhe të kuptuarit e lëvizjes së kufirit në thellësi (brendi) të territorit të Kosovës. Sipas kësaj harte, zonat kadastrale që humbin territor janë: Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë, Lipë, Novosellë dhe Jabllanicë.

Për shkaqe profesionale dhe kombëtare ftojmë strukturat profesionale dhe politike dhe cilindo hartograf që kurdo që të jenë të gatshëm të ekzaminojnë profesionalisht dhe metodologjikisht këtë hartë dhe të konstatojnë të vërtetën.

Ne mendojmë se kjo hartë, pasqyrë e zonave kadastrale të Kosovës nuk përputhet me atë që po e prezanton komisioni shtetëror për disa arsye:

Pas delimitimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi në vitin 1946, pala malazeze ka qenë e obliguar që hartat e banovinës së Zetes t’i harmonizojë me kufirin e ri, ndërsa pala kosovare, respektivisht serbe të azhurnojë kadastrën e kësaj banovine deri në kufirin e delimituar.
Një gjë e tillë ka filluar nga veriu (tre kufiri Serbi-Kosovë-Mali i Zi) në drejtim të jugperëndimit (tre kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi).

Deri në vitin 1974 kur u botua kjo hartë, azhurnimi i dokumentacionit ka arritur deri tek maja e malit Vaganica me lartësi 2110m, duke filluar nga maja e Belegut 2102m, qafa e Kullës së Zhlebit, Maja e Shtedimit 2272m, kurrizi i malit Hajla me majën 2400m dhe Mokën përmes kotës 1932m.

Meqë me Kushtetutën e vitit 1974 territori i Kosovës përbëhej prej territorit të komunave aktuale, shumica e hartat shkollore, të murit, atllaseve dhe hartat e Kosovës të publikuara nga institucionet me kredibile në botë siç është edhe NIMA amerikane, ishin botuar me këta kufij, kufij të azhurnuar deri me atëherë (të cilat edhe u prezantuan me 3 gusht si kufij të II-të).

Duke parë këtë, dikush me (pa)dashje apo edhe pavetëdije e papërgatitje profesionale punoi me dy lloje hartash të zonave kadastrale: një që kemi ne dhe një që po prezanton komisioni shtetëror.

Të dyja këto janë të punuara nga i njëjti institucion dhe i vetmi institucion legjitim për këtë lloj hartash në Kosovë i formuar nga kuvendi i KSA të Kosovës, në të njëjtën kohë, prej të njëjtëve specialistë (inxhinierë të gjeodezisë), nga i njëjti menaxhment, me të njëjta instrumente, për të njëjtin qëllim, i shfrytëzuar gjithandej Kosovës për nevoja profesionale dhe shkencore në të gjitha institucionet e vendit dhe e botuar nga e njëjta shtypshkronjë (dëshmia në vijim).

Harta ka vijueshmëri kohore (autorët disponojnë hartën e vitit 1969, 1971, 1974), është e përpiluar nga Enti i Gjeodezisë së KSA të Kosovës, e botuar nga GEOKARTA e Beogradit, është në kolor dhe gjendet edhe në llojin e materialit – “paus” me ngjyra.

Harta ka legjendën si dëshmi që pos tjerash ka edhe vijën që prezanton kufirin e zonave kadastrale, e po ashtu është e vetëtuar me vulë.

Ne kërkojmë nga organet politike dhe profesionale që të analizojnë në detale këtë hartë dhe të ofrojnë informacione se si ndodhi qe të ketë dallim, respektivisht a ka pas azhurnim, nëse po kur dhe ku humbi dokumentacioni, nga kush u bë dhe si të gjendet rruga e përmirësimit.

Kjo tregon se pas delimitimit të vitit 1946 ka pasur aktivitet për rregullimin e kadastrës në mes dy njësive administrative e që për shkaqe të ndryshme nuk u prezantua në dokumentacionin e komisionit shtetëror për shenjëzimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Kjo dëshmon se vija e delimituar në vitin 1946 që është prezente në hartat topografike 1:50000, është kufiri përfundimtar mes njësive administrative.

Ne mendojmë se në të ardhmen ndonjë konferencë shkencore multidisiplinore do të sqarojë pse ndodhen gjëra të tilla dhe se cila do të ishte rruga më e mire e zgjedhjes së këtij problemi sa politik aq edhe profesional.

/sh/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit