
Formacioni titullar i Real Madridit për përballjen ndaj Arsenalit është ‘zbuluar’ disa orë para ndeshjes së madhe në Champions League.
Ndeshja e parë çerekfinale mes Arsenalit dhe Real Madridit zhvillohet sonte në Emirates, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar për të mërkurën e ardhshme.
“Topçinjtë” hyjnë në këtë sfidë pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Evertonit fundjavën e kaluar, ndërsa skuadra e La Ligës u mposht 2-1 nga Valencia.
Real Madridi është katër pikë prapa Barcelonës në garën për titullin në La Liga dhe synon të rikthehet te fitorja kur të rifillojë fushata e tyre në Champions League.
Përgatitjet e ekipit spanjoll për ndeshjen në Londër u tronditën pas raportimeve për një krizë brenda dhomave të zhveshjes.
Tani, një raport nga Spanja ka ‘zbuluar’ formacionin titullar të Real Madridit përballë Arsenalit, dhe duket se Carlo Ancelotti ka bërë disa zgjedhje të rëndësishme.
Formacioni i Real Madridit ndaj Arsenalit ‘zbulohet’ para fillimit të ndeshjes
Duket se Ancelotti do të bëjë disa ndryshime për sfidën ndaj ekipit të Mikel Artetës.
Sipas gazetës spanjolle COPE, Real Madridi pritet të luajë me Lucas Vazquez dhe David Alaba si mbrojtës anësorë.
Gjithashtu, Eduardo Camavinga pritet të rikthehet në formacionin titullar pasi mungoi në humbjen ndaj Valencias fundjavën e kaluar.
Formacioni i ‘zbuluar’ i Real Madridit:
Thibaut Courtois; Lucas Vazquez, Raul Asencio, Antonio Rudiger, David Alaba; Federico Valverde, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham; Rodrygo, Kylian Mbappe, Vinicius Jr.
Pavarësisht humbjes në kampionat, Ancelotti është i bindur se skuadra e tij është përgatitur mirë për përballjen me Arsenalin.
“E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje. Arsenali është shumë i mirë në shumë aspekte,” tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Sa i përket kritikave që ka marrë skuadra e tij, ai shtoi:
“Nuk mund të mendojmë për kritikat kur kemi një ndeshje çdo tre ditë. Pas Valencias, analizuam gjithçka dhe u përgatitëm mirë për këtë ndeshje. Na presin 90 minuta shumë të rëndësishme. Jo vendimtare, sepse kemi edhe 90 minuta të tjera në Bernabeu.
“Eksperienca në këtë turne është shumë e rëndësishme. Njohuritë e bën lojtarin të mos ketë frikë nga këto ndeshje, nga ky presion. Është thelbësore të kesh eksperiencë dhe lojtarë që kanë luajtur shumë herë në këto përballje. Dhe kjo i ndihmon edhe të rinjtë.”