Modelja shqiptare së fundmi është përfolur për një lidhje të mundshme.
Mirëpo, sot RevistaWho ka zbuluar identitetin e personit në fjalë, i cili është i dashuri i modeles shqiptare superseksi, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Dragos Savulescu, i cili është producent filmash. Ai ka lindur dhe është rritur në Bukuresht të Rumanisë ndërsa aktualisht jeton në Los Angelos.
Ai është një biznismen i njohur me sipërmarrje të suksesshme dhe pasuri të patundshme.
Zbulohet se Angela aktualisht gjendet në festivalin e Kanës me të dashurin e saj multimiliarder.
Në një video të publikuar nga Dragos, shihet edhe Angela Martini afër tij.




















