Zbulohet ‘i dashuri’ i Fjorentinës: Ja kush është djali në foton intime që postoi ish-banorja

E publikuar: 10/02/2018 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Ditën e djeshme Fjorentina u rikthye sërish në vëmendjen e mediave pas një fotoje që kishte postuar në Instastory ku shfaqej një mashkull në shtrat të cilit ajo ja kishte mbuluar fytyrën.

U përfol se djali në foto ishte i dashuri i ish-banores dhe se ajo e kishte postuar foton për inat të Olsit dhe Xhenit që thuhet se janë lidhur bashkë.

Mirëpo nuk ka kaluar shumë kohë dhe është zbuluar e vërteta. Në fakt kjo foto nuk i përket Fjorentinës, por në të shfaqet aktori Joe Manganiello.

Fjorentina e ka deklaruar më parë se është në një lidhje, por ende nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit.