Nga fundi i vitit 2014, një grup paraushtarakësh bënë një fotografi ku deklaronin se do çlirojnë Vorio Epirit – aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Por, kush janë fytyrë mbuluarit? Këta janë paraushtarakë grekë që i përkasin organizatës Jero Loxos 2012 – Kompania Paraushtarake e Shenjtë 2012.
Arben Llalla
Jero Loxos 2012 është një nga organizatat e shumta paraushtarake greke e cila që nga themelimi i saj punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Lëvizjet e para, për të njohur terrenin në Shqipërisë, kjo organizatë i ka bërë në jug të shoqëruar nga Vangjel Papakristo, i cili është publicistë dhe shkrimtar i njohur i minoritetit grek. Jero Loxos 2012 është organizatë e njohur ligjërisht nga shteti grek dhe në të bëjnë pjesë ushtar dhe oficerë të trupave speciale paraushtarake greke.
Kjo organizatë ka lidhje të ngushta me shumë organizata të minoritetit grek dhe ndihmojnë materialisht në çdo aspekt shoqatat ekstremiste që propagandojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë. Partneri kryesorë i Jero Loxos 2012, është organizata SFEVA, e themeluar nga Mitropolitit i Konicës, Sebastiano, anëtar i së cilës është edhe kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papas. Në zonën kufitare të Devollit dhe Korçës, paraushtarakët e Jero Logos 2012, janë shoqëruar në korrik 2013 nga Naum Disho, Lefter Prifti dhe Stavros Gjinos (këta dy të fundit janë me dy shtetësi).
Gjatë ndeshjes të ekipit të Skënderbeut që u zhvillua më 20 Korrik 2013, me ekipin e Apoel Limassol të Qipros, paraushtarakët e Jero Loxos 2012 ishin të pranishëm dhe provokuar rëndë shqiptarët duke hedhur parulla për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Atë ditë nuk u vërejt se këta “tifozë” nuk ishin qipriotë të ardhur për të përkrahur ekipin e tyre të futbollit, por ishin trupa paraushtarake të Greqisë që kishin ardhur për të provokuar shqiptarët. Nga mungesa e njohurive rreth kësaj organizate, nga mediat shqiptare nuk u vërejt se të gjithë “tifozët” ishin veshur me bluza paraushtarake ku pasqyrohej edhe flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.
Por, çfarë bëjmë ne? Kjo pyetje më ka shqetësuar gjithnjë. Në bazë të fakteve institucionet shtetërore të Shqipërisë e bazuar në ligjet e Kushtetutës, kanë të drejtë që të paktën shtetasit shqiptarë me kombësi greke, që ushqejnë ndjenjat raciste me synim për aneksimin e jugut të Shqipërisë, t’i dërgojë në burg. Këtë ende se kemi bërë dhe avazi vazhdon me provokime çdo vit. Nëse nuk merren masat e duhura gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, këto organizata paraushtarake, si Agmi i Artë, Jeros Loxos 2012, Lidhja Nacionaliste Greke etj., do të provokojnë rëndë në bashkinë e Himarës dhe të Konispolit.
Kandidatët e PBDNJ-OMONIA-s, Anastas Gudas dhe Fredi Beleris, para se të fillojë fushata kanë patur takime me gjeneralë të Ushtrisë greke. Qëllimi i tyre është shtyrja e kufirit grek brenda territorit shqiptar në mënyrë politike, pra gjoja binjakëzim të zonave kufitare. Nëse bashkinë e Konispolit dhe të Himarës e fitojnë kandidatët grekë të PBDNJ-së, Anastas Gudas dhe Fredi Beleri, kufiri gjeografik do të arrijë deri në Vlorë.