Policia greke ka ndaluar në Igumenicë një automjet me targa shqiptare, ku gjatë një kontrolli ka zbuluar 6.5 kilogram heroinë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit si dhe një pasagjere, të dy rreth 50 vjeç. Mësohet se droga kishte destinacion Italinë.


















