Zbulimi, trupi pa kokë, krahë e këmbë i përket një studenti shqiptar

18.06.2015 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zbulimi, trupi pa kokë, krahë e këmbë i përket një studenti shqiptar

Më 9 qershor u gjet një trup i cunguar në valixhe, dje ekspertët belgë thanë se i përket 22-vjeçarit Xhuliano B.

Policia dhe drejtësia belge përcaktuan dje, se trupi i pajetë, pa kokë, krahë dhe këmbë, që u gjet në qershor, i përkiste një studenti shqiptar. Ngjarja makabër u zbulua më 9 qershor të këtij viti, por vetëm dje, ekspertët mundën ta identifikonin viktimën. Ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, por ekspertët thanë se 22-vjeçari ishte skeduar më parë për rrahje dhe trafik kanabisi. Drejtësia dhe Prokuroria e Brukselit i kanë dhënë përgjigje policisë vendase, duke u konfirmuar se trupi i cunguar i përkiste shqiptarit Xhuliano. B, 22 vjeç. Ai ishte student në vitin e parë të Universitetit Libre në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Ndërkaq, mësohet se janë lajmëruar familjarët, teksa po kryhen hetimet për të përcaktuar rrethanat e vrasjes. Lajmin e kanë pasqyruar në vazhdimësi, që nga gjetja e mbetjeve njerëzore dhe deri në identifikimin e viktimës disa media belge, si “Lacapitale”, “7sur7”, “Metrotime” etj.

Zbulimi makabër

vendiSipas njoftimeve të mediave belge, ishin pikërisht punëtorët e Komunës Jette, atë të cilët në orën 11:55 të së martës, më 9 qershor 2015, bënë zbulimin e tmerrshëm në një pyll, në kufirin midis Jette dhe Wemmel. Punëtorët gjetën një valixhe të madhe sportive, e cila kishte brenda një bust njeriu, të cilit i mungonte koka, parakrahët dhe një pjesë e këmbëve. Punëtorët ishin duke pastruar mbetjet e një ndërtimi prej druri që po bëhej në atë zonë, në momentin kur gjetën valixhen sportive. Me ta hapur, ata u tmerruan nga zbulimi makabër që sapo kishin bërë dhe menjëherë lajmëruan policinë. Mbetjet trupore u dërguan menjëherë pranë Mjekësisë Ligjore. Një pedagog i Mjekësisë dhe ekspertët mjekoligjorë shkuan në vendin ku u gjet trupi i pajetë, ndërsa prokurorët në Halle-Vilvoorde nisën hetimet, të urdhëruar nga gjykata. Hetimet u fokusuan kryesisht në identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së tij.

Studenti shqiptar

Referuar gjithnjë mediave lokale në Bruksel, trupi i cunguar i përkiste 22-vjeçarit të identifikuar si Xhuliano B., i nacionalitetit shqiptar. Ndërkaq, këto media nuk e specifikojnë nëse Xhuliano është shtetas i Republikës së Shqipërisë apo i ndonjë vendi jashtë kufijve. Identifikimi i trupit të pajetë u mundësua nga një tatuazh. Ajo që dihet është fakti se 22-vjeçari ka vite që jeton në Belgjikë, të paktën që kur ishte 18 vjeç, pasi policia vendase e kishte thirrur për një ngjarje, për të cilën madje ai u dënua. Bëhej fjalë për një sherr me shokun e tij, të cilin e kishte rrahur me shkop futbolli. Për këtë ngjarje, ai u dënua fillimisht me 30 muaj burg, por më pas gjykata vendosi dënimin me shërbim prove për të. Ndërkaq, me ta kaluar këtë ngjarje ai mesa duket kishte vendosur të ndiqte studimet e larta dhe këtë vit ishte regjistruar në vitin e parë të Universitetit Libre, në Bruksel, ku studionte për Drejtësi. Por policia belge e kishte arrestuar në vitin 2014, pasi kishte rënë në gjurmët e një grupi kriminal, që trafikonte kanabis. Prokuroria nuk arriti të gjente prova, ndaj e la të lirë.

Hetimet për vrasje

Që pas gjetjes së trupit të cunguar, prokurorët kanë qenë tepër të rezervuar për t’u dhënë sqarime gazetarëve vendas, por ajo çka dihet është vrasja makabre e studentit shqiptar. Nuk është përcaktuar ende sesi ka ndodhur gjymtimi, ndaj ekspertët po kryejnë analiza për të saktësuar nëse parakrahët dhe pjesët e këmbëve i janë hequr para apo pas vrasjes. Ndërsa heqja e kokës, pas vrasjes është cilësuar si shenjë e hakmarrjes së egër e vrasësve. Specialistët po kryejnë kërkime, për gjetjen e pjesëve të tjera të trupit. Nga ana tjetër, rreth shkakut të vrasjes, ende nuk dihet nëse ka lidhje me trafikun e kanabisit apo me probleme personale të viktimës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)