Zbulimi shokues, femrat që flenë pak më të prekura nga kanceri i gjirit

E publikuar: 01/05/2016 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjaftueshmëria e orëve të gjumit gjatë natës duket se janë shkaku kryesor për shkaktimin i kancerit të gjirit.

Paralajmërimi alarmant për gratë të cilat flenë shumë pak orë gjumë vjen nga studiuesit amerikan të Case Western Reserve University School of Medicine në Ohio, të cilët kanë drejtuar një studim ku janë analizuar kartelat klinike të 412 grave pas menopauzës të prekura nga kanceri i gjirit.

Oncotype DX është një test i përdorur për të ndjekur trajtimin e kancerit të gjirit në një fazë të hershme ose mundësinë e ripërsëritjes.

Analizat në fjalë mundësuan zbulimin se gratë që flinin 6 orë ose më pak gjatë natës kishin rezultate negative në testin DX duke rritur edhe mundësinë e prekjes nga kanceri i gjirit.

Rezultatet e plota të studimit të botuara në Breast Cancer Research and Treatment, konfirmuan hipotezën se orët e para të gjumit janë thuajse shkaku kryesor në shpejtimin dhe acarimit të kancerit të gjirit.

“Kemi gjetur një lidhje të ngushtë mes orëve të pakta të gjumit gjatë natës dhe pikëve të dala në analizë, sidomos te pacientët e prekur nga kanceri i gjirit. Na rezulton se mungesa e orëve të gjumit mund të çojë në shkaktimin e tumoreve agresiv”, u shpreh doktoreshë Cheryl Thompson, duke sugjeruar se duhet fjetur së paku 7-8 orë gjumë.