Një kohë të gjatë është supozuar që shumica e trombociteve prodhohen në palcën kurrizore, ndërsa vetëm një pjesë e vogël prodhohet në mushëkri.
Ekspertët e Universitetit të San-Franciskos kanë zbuluar, duke studiuar mushëkritë e minjëve, rolin krejtësisht të ri që e kanë mushëkritë.
Duke e përdorur kamerën mikroskopike në mushëkri të miut të gjallë, kanë zbuluar që ato prodhojnë gjak, madje prodhojnë më shumë se gjysmën e trombociteve, rruazave të gjakut të rëndësishme për koagulimin e gjakut.
“Mushkëritë janë vend i qelizave amë, të cilat ju dalin në ndihmë kur rezrvat e trombociteve në palcën kurrizore zvogëlohen”, shpjegon udhëheqësi i hulumtimit, pulmologu Mark R. Looney.
”Mushkëritë mund ta kenë rolin kyç në prodhimin e gjakut edhe te njerëzit”, thonë ekspertët.