Zbehet ndjenja kombëtare në Kosovë: 37 % ndjehen myslimanë më shumë se shqiptarë

E publikuar: 27/06/2016 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një hulumtim i Institutut KIPRED për “Rolin e religjionit dhe identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit” sjell të dhëna shqetësuese për ndikimin e fesë tek shqiptarët e Kosovës. Sipas KIPRED 37 % e shqiptarëve të Kosovës vetën e konsiderojnë së pari myslimanë pastaj shqiptarë. Ndërkohë që 57 % i japin përparësi identitetit etnik.
Sipas KIPRED paslufta në Kosovë ka shkaktuar një proce të transformimit të pozitës së religjionit.

“Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe Turqia në anën tjetër. Gjersa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës, politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës” thuhet në njoftimin e KIPRED.

Më Poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e KIPRED.

“Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës:

Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit”

Ky punim është një hulumtim hyrës që ka për qëllim të analizoj ndikimin e islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të identifikojë ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtet-ndërtimit, si dhe të vë në pah implikimet e tyre për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe vlerave të saj. Kuptimi i zhvillimit të natyrës sekulare të identitetit kombëtar shqiptar paraqet pikën fillestare të analizimit të ndikimit të religjionit në ndërrimin e identitetit etnik të shqiptarëve të Kosovës, të cilët, gjatë shekullit të kaluar, vazhdimisht kanë kultivuar sekularizmin dhe bashkëjetesën fetare si një instrument i nacionalizmit vetëmbrojtës.

Pas çlirimit dhe vendosjes së Administratës së Kombeve të Bashkuara, ngjashëm me vendet e tjera ish-komuniste, rigjallërimi i religjionit filloi edhe në Kosovë. Rrethanat e reja në mënyrë të pashmangshme kanë shkaktuar një proces të transformimit dhe ridefinimit të pozitës së religjionit.

Popullata e Kosovës e rrënuar nga lufta ju ekspozua organizata të ndryshme ndërkombëtare me bazë fetare dhe me agjenda radikale, të cilat u përhapën në vend pas luftës. Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe

Turqia në anën tjetër. Gjerësa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës,politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

Qëndrimi i institucioneve të Kosovës dhe elitës së saj politike ndaj islamit politik në përgjithësi, dhe radikalizimit të tij në Kosovë, në veçanti, ka qenë së paku i paqartë. Edhe pse të gjitha partitë kryesore politike në Kosovë janë sekulare, ato në përgjithësi kanë dështuar në adresimin e shenjave gjithnjë në rritje të radikalizmit në mesin e shqiptarëve myslimanë të Kosovës. Për më tepër, në vend se identiteti shtetëror i Kosovës dhe ai shqiptar të trajtoheshin si komplementare, debatet politike në Kosovë shpeshherë i kanë portretizuar ato si ekskluzive. Si pasojë, besnikëria e shqiptarëve të

Kosovës nga koha e pavarësisë është zhvendosur ngadalë nga shqiptaria dhe shteti i Kosovës, në një identitet fetar, me shfaqjen e elementeve të islamit radikal.

Institucionet qeveritare dhe udhëheqësit politik duhet që të prezantojnë një diskurs të

përbashkët publik i cili do të promovonte identitet sekular dhe bashkëjetesën fetare në

mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe harmoninë në mes të identitetit etnik shqiptar dhe

atij kosovar, të cilat janë mjetet më të natyrshme dhe më efikase në trajtimin e religjiozitetin

politik, radikalizmit dhe ekstremizmit.

 Meqenëse karakteri sekular i identitetit etnik të shqiptarëve të Kosovës përkon me vlerat moderne evropiane dhe Kushtetutën e Kosovës, ai nuk duhet të shihet si një rrezik nga bashkësia ndërkombëtare për ndërtimin e një vendi koheziv multi-etnik; përkundrazi, një karakter i tillë duhet të konsiderohet si pasuria më e vlefshme për mbrojtjen e rendit të tij sekular kushtetues.

 Sistemi i drejtësisë i Kosovës duhet të zbatojë vemdosshmërisht kornizën ligjore (Kodin

Penal) ndaj gjuhës së urrejtjes, për sa i përket urrejtjes fetare dhe etnike, si dhe predikimit të ekstremizmit.

 Ligji për Bashkësitë Fetare duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur, i cili duhet të përcakton vendin këtyre bashkësive në rendin sekular kushtetues të Kosovës, si dhe llogaridhënien e tyre financiare, përfshirë edhe Shkollat e jashtë-ligjshme Kuranore.

 Fakulteti i Shkencave Islame të Kosovës duhet të përfshijnë në planprogramet e tij edhe

lëndët e Religjioneve Krahasuese, Historinë e Popullit Shqiptar dhe të Kosovës, si dhe

Historinë e Shtetit dhe Ligjit Shqiptar, në mënyrë që t’i shmanget modeleve arsimore të

mohimit të së kaluarës fetare dhe nacionale, me qëllim të kultivimit të bashkëjetesës ndërfetare.

 Planprogramet e shkollave të mesme duhet të përfshijnë lëndën mbi Historinë e identiteteve kulturore dhe fetare në Kosovë, përkatësisht krishterimit romak, krishterimit ortodoks, islamit dhe protestantizmit, në mënyrë që të forcojë mirëkuptimin reciprok dhe

bashkëjetesën fetare në vend. Planprogrami dhe tekstet përkatëse duhet të porositen nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të hartohen nga një universitet ndërkombëtar i rangut më të lartë në këtë fushë.

 Prishtina duhet t’i korrigjoj marrëdhëniet e saj me Ankaranë në lidhje me ndikimin fetar dhe nënvlerësimin e sekularizmit të shqiptarëve të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës. Turqia duhet të kuptojnë se marrëdhëniet miqësore me Kosovën mund të zhvillohen në një mënyrë të shëndetshme, vetëm duke respektuar identitetin sekular etnik të shqiptarëve të Kosovës, si dhe interpretimin e tyre të së kaluarës historike.
/express/