Arbër Vllahiu ka treguar nëse kryeministri Ramush Haradinaj është konsultuar me Malin e Zi për Demarkacionin. Në ditën e parë të punës, Haradinaj ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Arbër Vllahiu, ka shpjeguar vendimin e Qeverisë Haradinaj, për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Të gjitha çështjet janë natyrisht në diskutim edhe me palët e tjera dhe është bisedu edhe me palët e treta. Në këtë mes të gjithë janë të vetëdijshëm dhe e kanë pasur edhe të qartë qëndrimin edhe të kryeministrit Haradinaj edhe më parë por edhe në ditët e sotme se si do të duhej të dukej Demarkacioni dhe si do të duhej të dukej kufiri i Kosovës me Malin e Zi prandaj në këtë mes nuk ka asgjë të paqartë për askënd. E di se mund të përqendroheni në atë se Qeveria e Malit të zi ka thënë këtë ose atë por ne i kemi proceset tona të cilat do t’i përmbyllim brenda territorit të Kosovës, brenda Kuvendit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me palët e treta”, tha ai për Klan Kosovën.