Zbardhet emri, ja kush është drejtori i ri i SHISH

E publikuar: 30/10/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjes së Visho Ajazit nga drejtor i SHISH, është emëruar edhe drejtori i ri.

Ai është Elidon Bendo, i emëruar nga Edi Rama dhe që deri tani mbante detyrën e numrit dy të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Bendo zëvendëson në këtë detyrë Ylli Alushin, shkarkimi i të cilit u propozua nga Rama më 22 prill të këtij viti. Po ashtu, dekreti i shkarkimit të Alushit u bë nga Presidenti po në atë ditë.

Dekreti shkoi në SHISH më 26 prill, ndërsa shkak i shkarkimit kanë qenë ditët e pushimit.