Zbardhet biseda mes Starmer dhe Macron, dy liderët bien dakord: Lufta tregtare nuk është në interesat e askujt! Asgjë nuk duhet të…

E publikuar: 05/04/2025 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri britanik Kier Starmer ka biseduar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron për tarifat e SHBA.

Dowining Street thotë se dy liderët ranë dakord se një luftë tregtare nuk është në interesat e askujt.

“Starmer dhe Macron ranë dakord se asgjë nuk duhet të jetë jashtë tryezës dhe se ishte e rëndësishme që biznesi të përditësohej mbi zhvillimet. Ata ndanë po ashtu shqetësimet për ndikimin global ekonomik të sigurisë, veçanërisht në Azinë Juglindore”, tha një zëdhënës i Dowining Street.

Ata kanë folur edhe për luftën në Ukrainë, ku diskutuan përparimin e mirë që është bërë në koalicionin e valltarëve.

“Kryeministri i Britanisë dhe presidenti i Francës ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë gjatë javëve të ardhshme”, thuhet më tej në deklaratë./tch