Është bërë një orë që nga fillimi i mbledhjes me shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike, të thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.
Sipas burimeve të Indeksonline, përfaqësuesit e koalicionit PAN po kërkojnë një kompromis në mënyrë që procesi për themelimin e institucioneve të ec tutje.
Përfaqesuesit e PAN-it në këtë mbledhje kanë kërkuar qe para caktimit të seancës ku do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të mbahet një mbledhje tjetër konsultative.
Poashtu është kërkuar qe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të votohen në pako.
Në këtë mbledhje nga koalicioni PAN po merr pjesë Enver Hoxhaj i PDK-së, Pal Lekaj i AAK-së dhe Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën.
Kurse Vetëvendosje po përfaqësohet nga Glauk Konjufca e LDK nga Avdullah Hoti.
















