Zaza pranon Wolfsburgun, 25 mln Euro për Juventusin

E publikuar: 14/08/2016 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto LaPresse – Daniele Badolato 16/12/2015 Torino ( Italia) Sport Calcio Juventus – Torino TIM Cup 2015 2016 – Stadio “Juventus Stadium” Nella foto: Simone Zaza esulta per il gol del 2-0 Photo LaPresse – Daniele Badolato 16 December 2015 Turin ( Italy) Sport Soccer Juventus – Torino Italian TIM Cup 2015 2016 – “Juventus Stadium” Stadium In the pic: Simone Zaza celebrates 2-0 goal

Simone Zaza mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Wolfsburgut. Sulmuesi i kombëtares italiane ka arritur marrëveshjen e drejtuesit e klubit nga Wolksëagen Arena dhe transferimi i tij në Gjermani është vetëm cështje orësh. 25-vjecari i cili në orët e fundit udhëtoi drejt Wolfsburgut për të biseduar me drejtuesit e ujqërve ka rënë dakort për gjithcka. Zaza me Wolfsburgun do të firmosë një kontratë 5-vjecare nga e cila do të përfitojë rreth 3,5 milionë Euro në sezon. Tashmë me Zazën që ka pranuar të transferohet në Bundesligë mbetet vetëm që dy klubet, Juventusi dhe Wolfsburgu të arrinë marrëveshjen përfundimtare për vlerën e kartonit të lojtarit. Dy klubet në fakt kishin një akord paraprak për shumën e 25 milionë Eurove plus bonuset kështu që për transferimin e Simone Zazës në wolksëagen Arena pritet vetëm zyrtarizimi. Juventusi gjithsesi do të ndërhyjë në merkato për ta zëvendësuar bomberin e kombëtares italiane dhe për të gjetur pasuesin e Zazës që do të largohet nga bardhezinjtë pas vetëm një sezoni drejtuesit kanë në mendje disa alternativa. Ndërkohë për mesfushën sëfundmi ka dalë në skenë edhe emri talenit të Bolognas Amadou Diawara./supersport.al/