ZAP identifikon shumë parregullsi në ministrinë e Diasporës

23.06.2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ZAP identifikon shumë parregullsi në ministrinë e Diasporës

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, (ZAP), ka gjetur shumë parregullsi në Ministrinë e Diasporës. Projekti “Regjistri i Diasporës dhe Mërgatës” realizimi i të cilit sipas planit për vitin 2014 do të ishte 2,243,036 euro, ndërsa ishte realizuar vetëm 336,000 euro. Kjo sipas ZAP-së, ishte rezultat i planifikimit jo të mirë, të tërë projektit, kalkulimet e të cilit nuk ishin bazuar në nevojat reale buxhetore për zbatim. Gjithashtu kjo ka ndikuar që në këtë kategori të deklarohen edhe kursime buxhetore.

Po ashtu ZAP ka identifikuar parregullsi edhe në menaxhimin e shpenzimeve ku për këtë ZAP ka identifikuar parregullsi tek procedurat rreth marrjes me qira të objekteve jashtë vendit të cilat do të duhej të rregullohen me rregulloren financiare nr.12/2012 për Misionet Diplomatike dhe Konsullore. Gjatë përzgjedhjes së objektit për qendrën e themeluar në Suedi, personi i autorizuar nuk kishte respektuar rregulloren për mbledhjen e së paku tri ofertave për objekte me qira.

Me rekomandim nga u.d i drejtorit të qendrës kulturore është përzgjedhur një ofertues me të cilin është nënshkruar marrëveshja. Po ashtu ZAP ka gjetur se në mungesë të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, MeD kishte blerë një pajisje të IT (server) në vlerë 6,782 euro dhe dy tavolina në vlerë 2,440 euro nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu MeD kishte paguar dy bileta udhëtimi në vlerë prej 3,396 euro në mënyrë që një OJQ vendore të zhvillojë aktivitete jashtë vendit. Për këto çështje ZAP ka paraparë si rrezik pasi që në raport të editimit thuhet se në mungesë të ofertave dhe çmimeve konkurruese MeD rrezikon që të paguaj çmim më të lartë të qirasë se sa çmimi i tregut. Realizimi i pagesës për investime kapitale përmes mallrave dhe shërbimeve dhe mbulimi i aktiviteteve të palëve të jashtme nga kjo kategori ndikojnë në mbivlerësim të mallrave dhe shërbimeve.

Gjithashtu, sipas ZAP-së, furnizimi me mallra dhe pranimi i faturës para urdhërblerjes mund të rezultojë që të pranohen mallra të sasisë jo të nevojshme apo të një kualiteti jo të mirë.

Po ashtu ZAP në këtë ministri ka gjetur parregullsi në dhënien e avanseve kjo është identifikuar tek projekti “Rrjetëzimi i bizneseve në diasporë” si dhe ekskursionet e nxënësve në Shqipëri, MeD-ja kishte kryer pagesat me para te gatshme në vlerë totale 12,656 euro. Në këto shpenzime përfshihej edhe shfrytëzimi i hapësirave për zhvillim të aktiviteteve. Ky lloj i pagesave ishte ndërprerë nga qershori, kur edhe ishte pranuar rekomandimi në raportin e auditimit për vitin 2013.

Po ashtu sipas ZAP-së, një zyrtarë i MeD-së për dy net të qëndrimit kishte tejkaluar limitet për shpenzime të akomodimit për 284 euro si rezultat i vonesës në rezervim. Po ashtu parregullsi nga auditori janë gjetur edhe tek dhënia e subvencioneve. Sipas ZAP-së, MeD ka subvencionuar 10 projekte në vlerë 20,500 euro, pa kaluar përmes komisionit për vlerësim të subvencioneve.

Po ashtu gjatë vitit 2014, MeD kishte mungesa të evidencave të plota për përdorimin e automjeteve , ku sipas ZAP-së, në dosjen e dy automjeteve, evidencat për udhëtime zyrtare nuk ishin plotësuar siç kërkohet me UA 03/2008 për përdorimin e automjeteve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare