Festivali Evropian i Këngës vazhdon të përcillet me shumë interesim nga të gjithë.
Kështu po ndodh edhe me këtë edicion, përfshirë edhe natën e parë gjysmëfinale.
Krahas vëmendjes që iu kushtua përfaqësueses shqiptare të këtij viti, Elhaida Dani, dhe performancës së saj, “I’m Alive”, pa komente e vëmendje nuk kaluan as përfaqësuesit e shteteve tjera. Madje, ishin edhe vet këngëtarët tanë që i komentuan.
Kështu, pas prezantimit të Serbisë në “Eurosong”, këngëtarja e njohur kosovare, Zanfina Ismaili, ka shkruar një koment ofendues për këngëtaren përfaqësuese të këtij shteti. Ajo nuk vlerësoi interpretimin e këngëtares serbe, por dukjen e saj, transmeton koha.net
“Çfarë bure me xixa kjo përfaqësuesja e Serbisë. Go home fatty”, kishte shkruar Zanfina në rrjetin social “Twitter”.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e gazetares Teuta Arifaj. “Nuk e di a prekesh me të thanë se këndoi nja 5 milionë herë ma mirë se ti”.
E ky debat virtual mes këngëtares e gazetares ka vazhduar edhe më tej.
“Mos ta nin, s’prekna prej dikujt që i thotë vetes gazetare e i mbron shkijet”.
“Kush tha që i mbrojta. Ti si këngëtare vlerësoja zërin e mos paragjyko pamjen. Kaq ishte. Bthw atë zë ti s’e ke. Cheers”.
E këto shkëmbime komentesh kaluan edhe në gjëra banale nga ana e këngëtares Ismaili, e cila filloi t’i sugjeronte gazetares si dhe këngëtares serbe për dietë. Madje, Zanfina shkoi deri aty sa ka shkruar: “Nëse ki diçka kundër, kur dush takohemi”.
“E kuptova gabim, apo pom lyp fer, sinqerisht s’jam e atyre punëve. Plus asaj, ti po vazhdon. Ndalu se s’jam më për muhabet”, ishte përgjigjja e fundit e gazetares Arifi.