Zanfina e quan veten “Mona e vogël”

E publikuar: 21/12/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është çdo ditë aktive, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Ismaili ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory, ku shfaq pamjen e saj tërheqëse dhe linjat e përkryera.
 
I veçantë është mbishkrimi që këngëtarja i ka vënë përsipër fotografisë, pasi në këtë imazh ajo e ka cilësuar veten si “Mona junior”.
Zanfina Ismaili e cilëson veten si “Mona e vogël” në këtë fotografi, për shkak të ngjashmërisë së madhe me të ëmën e ndjerë.

 
Me këtë, këngëtarja ka treguar se sa ngjashmëri ka me nënën e saj të ndjerë, të cilën e humbi vitin e kaluar.
 
Pak muaj pas vdekjes, Ismaili i kushtoi asaj edhe një këngë, një baladë me titullin “M”, e cila u prit mirë nga publiku.