Zakonet e këqija që i rrezikojnë këmbët tuaja

E publikuar: 16/07/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vera ka ardhur zyrtarisht dhe kjo do të thotë vetëm 3 gjëra: këmbë, këmbë dhe edhe më shumë këmbë.

Fundet dhe pantallonat e shkurtra, bikini dhe ndërkohë që mundohemi dhe ‘torturohemi’ të mbajmë dieta për të rritur sadopak performancën tonë në plazh, po bëjmë një gabim shumë të madh dhe nuk e kuptojmë që po e bëjmë. Madje, mund të jeni duke e bërë edhe në momentin që po lexoni këtë lajm. Ja 5 sjellje që duhet t’i jepni fund, për hir të këmbëve tuaja të gazelës.

1. Të ndejturit ulur për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht ky është realitet për një pjesë të mirë tonën. Qëndrimi ulur ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe shkakton variçet, ata damarët e shëmtuar që dalin në pah ose kyçe të enjtur.

2. Kryqëzimi i këmbëve duhet shmangur, ose të paktën të minimizohet pasi ushtron presion mbi venat e gjakut. Kjo ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe fryn venat.

3. Kur aplikoni scrub ose krem hidratant, harroni të trajtoni këmbët. Largimi i qelizave të vdekura nga këmbët dhe hidratimi janë domosdoshmëri. Mendojeni si një regjim anti-moshë për këmbët tuaja. Këmbët mund t’i masazhosh edhe më shpesh se lëkurën e fytyrës, rreth 2-3 hrë në javë. Ndërsa sa i takon hidratimit, këmbët duhen hidratuar çdo ditë.

4. Nëse depiloheni me brisk, duhet të jeni të kujdesshëm të ndërroni kokat e briskut, njësoj siç do t’i ndërronit po të bëhej fjalë për fytyrën.

5. Çdo prerje apo plagë në këmbë duhet të trajtohet me seriozitet. Pickim mushkonje apo një gërvishtje pa rëndësi, duhet të trajtohet me seriozitet, sepse gjasat janë të ngelet shenjë. Nëse keni shenja në këmbë ose në trup që doni t’i largoni, trajtojini me vaj të vitaminës E.