Anëtari i Komisionit parlamentar për punë të jashtme nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka propozuar që të formohet një grup i miqësisë me Serbinë pasi siç ka thënë ai “me shtetin serb dhe me politikanët e saj po pihet kafe çdo ditë”.
Ai këtë propozim e bëri në mbledhjen e sotme të komisionit për punë të jashtme e cila sot po e mban edhe takimin e saj të parë qëkur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga ky komision, njofton Klan Kosova.