Zafir Berisha kundër ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi

E publikuar: 15/09/2017 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha është kundër idesë së krijimit të një ekipi të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se soji i kësaj logjike e ka sjellë Kosovën këtu ku është.

“”Ekipi i Unitetit” ide për ta injoruar Kuvendin e Republikës si organin më të lartë kushtetues të vendit. Soji i kësaj logjike, Kosovën e ka pru këtu ku jemi!”, ka thënë Berisha, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kuvendi është i vetmi organ shtetëror që buron nga besimi i qytetarëve, në momentin që e injoron apo tejkalon këtë organ, atëherë është injoruar dhe tejkaluar qytetari i këtij vendi.