Zafir Berisha: Kërkojmë rezolutë të veçantë për tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet

E publikuar: 22/09/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i NISMA-s Zafir Berisha ka deklaruar se opozita po vazhdon të jetë këmbëngulëse në kërkesat e veta.

“Kryeministri duhet të zotohet qe do të hekë nënshkrimin nga marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Pas kësaj duhet të nxirret një rezolutë e veçantë që të kushtëzohet veprimi i kësaj qeverie në të ardhmen”, ka thënë për RTK-në, Berisha.

Ai ka theksuar se paralel me angazhimin e tyre demokratik që janë duke bërë në Kuvend, pas peticionit do ti bashkërendisin veprimet e tyre në emër të qytetarëve dhe jo opozitës.

Berisha ka thënë se opozita është brenda rregullave të lojës.