Zafir Berisha i bie pishman për deklarata banale ndaj ambasadorit britanik: Jam në stres të fushatës

E publikuar: 27/09/2017 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i NISMA-s për Kryetar të Prizrenit ka komentuar sërish për deklaratën e Ambasadorit Britanik në Prishtinë, i cili ka thënë se Gjykata Supreme u lejojë kandidimin kriminelëve në zgjedhjet e 22 tetorit.

Berisha, pasi në reagimin e tij të parë përdori fjalorë vulgar ndaj ambasadorit Ruairi O’Connell, në sqarimin e dytë të tij thotë se mediat kanë keq interpretuar deklaratën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i deklaratave te personave publik nuk i ben nder mediave dhe nuk i shërben misionit te tyre për informim te drejte qytetareve”, ka shkruar deputeti i NISMA-s në facebook.

Por vetëm pak orë më parë, i njëjti, Zafir Berisha, duke komentuar deklaratën e O’Connell përdori fjalorin më banal ndaj tij.

“Ambasadori i Britanisë së madhe mi rroftë topat ose ka**n nëse mënon se gjoba prej 140 eurosh të bën kriminel”, kishte deklaruar Berisha.

“Topat ose ka**n, cilën ti vije ma lezet”, kishte shtuar ai.

Por në reagimin në facebook, ai kërkon falje për ketë. Madje edhe ka një sqarim se përse ka ndodhur.

“Besoj që mediat, qytetarët dhe të tjerët e kanë parasysh që jemi nën stresin e kampanjës zgjedhore dhe kërkoj falje të gjithë atyre që mund të preken nga ndonjë deklaratë e imja”, shkruan kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit.

Zafir Berisha, para pak javësh, ishte decertifikuar nga KQZ-ja pasi është i dënuar me gjobë 140 euro për lidhje të rrymës në mënyrë ilegale në një restorant që është në pronësi të tij. Ai ishte ankuar në Gjykatën Supreme e cila e riktheu në garë atë dhe 85 kandidatët tjerë të cilët ishin decertifikuar në të njëjtin vendim të KQZ-së.

E Gjykata Supreme, të mërkurën u kritikua ashpër për këtë vendin nga Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell.