Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga pushteti.
Ai në Facebook ka shkruar se Abazoviq ka ardhur në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë.
Sipas tij, këtë të fundit e pret fat i njëjtë.“Na ishte njëherë njëfar Dritan Abazoviqi, kryeministër i Malit Zi. Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë, dhe realizoj detyrat e shtëpisë të marrura nga Serbia për bërjen e Malit Zi shtet jofunksional. E vërteta vonon, por nuk harron me ardhën, njëjtë do të vije edhe në Kosovë!”, ka shkruar ai.