Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, theksoi se grupi i armatosur në Kumanovë ishte ndjekur që nga mesi i vitit 2013.
Zaev nënvizoi se dy udhëheqësit e këtij grupi të UÇK-së, Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO, dhe Beg Rizaj – Komandant Begu, ishin përgjuar që nga 13 shtatori i vitit 2013.
“Unë posedojë materiale të shkruara dhe jo biseda të përgjuara, që sigurisht çdo opozitë në botë i siguron ato për shkak të sigurisë, që të jetë korrektuese në momente të caktuara. Nuk ka rëndësi se ata janë ndjekur tetë muaj apo 1 vit e 8 muaj, por tani hapet dilema se a ka mundur që paraprakisht të bëhej diçka për t`u ruajtur jetët e njerëzve”, theksoi Zaev.
Dokumenti i tij daton nga 13 shtatori i 2013 dhe e posedon vetëm ai. /INA/