Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, i dërgoi letër për herë të dytë presidentit Gjorgje Ivanov, ku thekson se as që kërkon e as që pranon falje, transmeton Portalb.
Letra e Zaev vijon pasi presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin para opinionit njoftoi se nuk do ta tërheq vendimin për falje ku janë përfshirë 56 politikanë.
“Ne të gjithë jemi njësoj dhe s’jemi kriminel. Jam i pafajshëm dhe pafajësinë time do ta dëshmoj në Gjykatë, me procedurë përkatëse. Nuk dua të falem, e as të amnistohem. Nuk dua të jem në koshin e njëjtë me kriminelët e vërtetë të pushtetit” thuhet në letrën e Zaev.