Zaev: Brenda 15 ditëve me qeveri të re

E publikuar: 23/02/2017 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zoran Zaev ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me BDI, ku thotë se është siguruar numri më i madh i firmave për mandatin e ri qeveritar.

“Tani na kanë mbetur pak gjëra për të diskutuar dhe ndarja e ministrive. Shpresojmë se brenda 15 ditëve do të ketë qeveri të re”, ka thënë Zaev.

Për ujdinë finale nevojitet që grupet e punës të punojnë edhe në detajet e fundit ne mënyrë që të mos lihet asnjë boshllëk për kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Nga sa sqaron vetë Zaev, në pikat e tjera nga platforma e përbashkët e partive politike shqiptare që fituan mandate në përbërjen e re parlamentare, LSDM dhe BDI kanë qëndrime të njëjta, përfshirë edhe atë për buxhetin dhe shpërndarjen e barabartë të parave të shtetit apo investimeve në zonat e banuara nga shqiptare.