Z Mobile Prishtina është mposhtur në shtëpi nga skuadra gjermane S.Oliver Wurzburg me rezultat 91:78. në kuadër të FIBA Europe Cup.
Kjo është humbja e tretë e Prishtinës në këtë fazë, që e bën pothuajse të pamundur kalimin në play-off.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjermanët që shënonin nga çdo pozitë.
Basketbollistët e S.Oliver çerekun e parë e mbyllën me 12 pikë epërsi (29:17).
E njëjta këngë edhe në çerekun e dytë, ku gjermanët na limituan edhe në pikët e shënuara, pasi Prishtina shënoi vetëm 13 pikë, përkundër 27 të gjermanëve.

Skyler Bowlin dhe Mike Morrison ishin dyshja që dalloheshin te gjermanët dhe shënonin nga çdo pozitë.
Te Prishtina në pjesën e parë u dallua Muhammed Bashir Ahmed.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 56:30.

Në pjesën e dytë Prishtina u këndell dhe e fitoi çerekun e tretë, pasi në lojë u futën Kyan Anderson dhe Simone Tmusic.
Dyshja zhvilluan lojë të mirë dhe Prishtina e fitoi çerekun e tretë me rezultat 27-18.
Tifozët e ndezën ndeshjen pasi besuan në një rikthim kur rezultati ishte 74-57.

Por në çerekun e fundit gjermanët morën masat nuk e lejuan Prishtinën që të ofrohet.
Çereku i katërt u mbyll me rezultat (21-17) në të mirë të Prishtinës, por nuk mjaftoi, pasi rezultati në fund ishte 78-91 për gjermanët.
Te Prishtina u dalluan Kyan Anderson (19 pikë), Simone Tmusic (18) dhe Muhammed Bashir Ahmed (13).

Fytyra tragjike e kësaj ndeshje ishte Dardan Berisha që shënoi vetëm dy pikë.
Prishtina ka pesë pikë nga katër ndeshje dhe mban vendin e tretë në grup. /Telegrafi/




















