Google njoftoi dje se YouTube do të mbështesë videot me kënd të pamjes 360 gradë. Shërbimi muzikor i Google-it tani ofron video me çdo drejtim dhe jo vetëm aty ku është fokusuar kamera.
Keni dashur ndonjëherë të shikoni nga perspektiva e një drejtuesi të makinave të garave, ose të shikoni një koncert nga shtëpia? Ju mund t’i përjetoni këto gjëra në videot e mëposhtme, që YouTube i ka publikuar për të treguar se si funksionon veçoria e saj më e re.
Sa kohë që po përdorni një shfletues Chrome, ju mund të klikoni dhe të shikoni videon në çdo anë. Ndërsa tek YouTube për pajisjet Android, ju mund të shikoni video me kënd 360 gradë thjesht duke lëvizur telefonin. Për momentin kualiteti i videove nuk është edhe aq i mirë, duke qenë se videot me pamje 360 gradë zënë 4 deri në 5 herë më shumë frekuenca se videot e zakonshme në YouTube.
Ju mund të krijoni edhe vetë video me pamje 360 gradë, nëse do të përdorni një kamerë 360 gradë, si Ricoh Theta, Kodak SP360, Giroptic, Bublcam dhe Allie. Ju mund të ndani momente nga jeta juaj dhe të praktikoni veçorinë e re në platformën popullore për video, YouTube. /krokodili.al/