YouTube hap studio në Indi

E publikuar: 20/08/2015 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Los Anxhelosit, Londrës, Nju Jorkut, Tokios, Sao Paulos dhe Berlinit, është radha e Mumbait që të ketë një studio të YouTube-it. Kompania njoftoi se do të hapë së shpejti një studio të re në Indi.

Studioja do të vendoset tek “Filmcity”, qendra më e madhe për prodhimin e filmave në Mumbai. YouTube po bashkëpunon me shkollën e filmit “Whistling Woods International” për të hapur studion e saj në Indi.

Studioja do të krijojë kushte për xhiruesit e filmave dhe videove që të rregullojnë krijimet e tyre para se ti postojnë në YouTube. Në këtë studio do të ofrohen edhe programe trajnimi, seminare dhe do të zhvillohen evente të ndryshme.

Mbi 11 mijë video janë krijuar në studiot e YouTube-it që nga krijimi i studios së parë në vitin 2012.