Youtube ka planifikuar të lançojë një shërbim me pagesë muzike në muajin Mars raportoi Bloomberg ditën e Enjte duke cituar njerëz të afërt me çështjen.
Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Warner Music, Sony Music Entertainment, Universal Music Group, Merlin dhe Youtube që do të sjellë frytet e para të këtij shërbimi.
Ky shërbim quhet Remix sipas Bloomberg dhe do të konkurrojë me Spotify dhe Apple Music.
Google lançoi një shërbim të ngjashëm në 2011-ën, Play Music. Sakaq në 2016-ën solli një abonim në Youtube për ata përdorues që duan eksperiencë pa reklama quajtur Youtube Red dhe kishte përmbajtje ekskluzive. /PCWorld Albanian