Ymeri: Vuçiqi e ka futur Mustafën në xhep

E publikuar: 27/01/2016 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po e përçmon kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën. Sipas Ymerit, Vuçiq e ka futur në xhep Mustafën, duke shtuar se dialogu poi a tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin.

Ymeri gjithashtu e ka akuzuar rëndë Mustafën si një njëri të nënshtruar politikisht, derisa pranon të dialogojë duke mos qenë i barabartë.

Lexoni të plotë reagimin e Ymerit

Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon Mustafën. Kjo sjellje tregon që ai e ka futur Mustafën në xhep.Dialogu që po ia tretë Kosovës shtetësinë e dinjitetin e që po ua zhbënë institucioneve integritetin, po vazhdohet dhe udhëhiqet nga një njeri që nuk ka as dinjitet, as integritet dhe as legjitimitet demokratik.
Edhe po të kishte qenë ky dialog parimor, i barabartë, i drejtë dhe reciprok, prapë nuk do të duhej të udhëhiqej nga një njeri i tillë i nënshtrueshëm.

Por një dialog çfarë është ky me Serbinë në Bruksel, pranohet vetëm nga njerëz të tillë, të nënshtruar politikisht e personalisht.