Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka lavdëruar shumë qeverisjen në Prishtinë të drejtuar nga Shpend Ahmetin.
Ka thënë se me qeverisjen e VV-së, në Prishtinë ndodhën ndryshimet e mëdha qe nga shumëkush cilësoheshin të pamundura.
Ymeri ka thënë se Shpend Ahmeti e çliroi qytetin nga uzurpimi dhe e ktheu në shërbim të qytetarëve.
“Prishtina përmirësoi dukshëm arsimin, sistemin shëndetësore, i ndali parregullsitë. E ndaloi lluksin dhe shpenzimet e panevojshme. Vendosi rregull. Kjo është komuna e Prishtinës e qeverisur nga Ahmeti dhe Vetëvendosje”, ka thënë Ymeri, transmeton ‘Indeksonline’.
Tutje, Ymeri ka paralajmëruar se sikur në Prishtinë do të qeverisët në secilën komunë të Kosovës, të cilën e drejton Vetëvendosje.

















