Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se lirimi i Ramush Hardinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se duhet të marrin fund flet-arrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të UCK-së, transmeton Indeksonline.
Ja postimi i tij:
Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.