Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e priti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe delegacionin që e shoqëron.
Gjatë takimit, Balla e njohu kreun e Vetëvendosjes me reformat e ndërmarra nga Qeveria, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Kosovës për çështje në interes të qytetarëve dhe shteteve respektive.
Balla e vlerësoi si një hap të rëndësishëm mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ndërsa ftoi Vetëvendosjen të mbështesë vendimet e përbashkëta të dy qeverive.
Balla gjithashtu e njohu kreun e Vetëvendosje për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dypalësh edhe në nivel parlamentar, duke bërë me dije se kanë nisur mbledhjet e përbashkëta të komisioneve parlamentare të të dy vendeve.
Visar Ymeri garantoi se forca politike që ai drejton ka qenë dhe do të jetë përherë në krah të zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me rrugëtimin evropian të Kosovës.