Lëvizja Vetëvendosje ka diskutuar sot për problemet ekonomike që marrëveshjet e Brukselit do ia shkaktojnë Kosovës.
Sipas liderit të VV-së Visar Ymer, dëmet kryesore ekonomike që Serbia ia ka sakatuar Kosovës janë dëmet rreth 12miliard euro në sektorin publik e privat, si dhe largimin nga puna e një numri të madh punëtorësh, raporton Gazeta Tribuna
Për këto dëme ai ka thënë se nuk është diskutuar kurr.
“Me krijimin e Zajdnices po krijohet një etnitet që ka nën pronësi resurset kryesore të Kosovës “, ka thënë Ymeri.
Në territorin e Zajednicës ka shtuar ai gjenden resurset si liqeni i Ujmani shkritorja e Trepçës ato të Kishnices, etj.
“Ne kemi marr përgjegjësi publike për çdo hap që kemi marrë dhe policia na ka ndjekur gjithmonë. Ne nuk ikim nga përgjegjësia publike ne duam të kundërshtojmë këtë politik. Kosova është keq jo pse nuk po arrestohen aktivistë të VV por sepse nuk u arrestuan politikanë të korruptuar” tha Visar Ymeri./Gazeta Tribuna/