Publicisti Halil Matoshi, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se 7 marsi nuk është festë e kosovarëve.
Ai ka kritikuar shtetin e Kosovës që nuk po e gjen një datë tjetër për rast të tillë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Matoshit:
7 marsi s’do me thane asgja ne kontekstin e ndertimit te shtetit kosovar
Preteksti i kesaj date asht krejtesisht jodomethnes per ndertimin e Kosoves shtet sovran…
Pra kjo date s’ka lidhje me historine e shtetit kosovar!
Shkolla e pare shqipe ne Kosove nuk asht hap me 7 mars, por me tjeter dite.
Shihni pak historine per shkollen e pare shqipe ne Kosove, e ajo asht Stublla e Malesise se Kardakut!
Mesuesi mund ta kete nji dite te tijen ne Kosove, mbase diten e vrasjes se mesuesit Jetullah Geci, por jo 7 marsin!
Shumica e qytetareve te Kosoves nuk ka faj, sepse ne konfuzion asht Kryeministri dhe bujku, pra faji asht te shteti qe nuk di dhe nuk do ta rris fuqine ikonike te brendit-shtet dhe te rendit te vet simbolik!


















