Ymeri në përvjetorin e 11 të Vetëvendosjes: Jemi partia e dytë në Kosovë

E publikuar: 12/06/2016 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja e themeluar nga Albin Kurti e ka shënuar përvjetorin e 11. Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se bazuar në sondazhet e fundit rezulton se Vetëvendosje është e dyta në nivel të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e konsideron vetën parti të dytë në Kosovë. Kryetari Visar Ymeri s’ka treguar nëse para tyre është PDK’ja apo ndonjë parti tjetër.

“Lëvizja po rritet. Sot të gjtihë sondazhet e nxjerrin Lëvizjen si subjektin e dytë në Republikën e Kosovës. Përkrahja për lëvizjen nga qytetarët është kushti I suksesit të konceptit tonë politik. Dhe ky kusht po përmbushet dita ditës me një trend të përhershëm pozitiv”, ka thënë Ymeri, në përvjetorin e VV’së.

Me këtë rast, Ymeri ka falënderuar aktivistët e Vetëvendosjes për kontributin që kanë dhënë në këtë parti.

Ymeri: Lidhja e Prizrenit, paraqitje dinjitoze që na duhet edhe sot
Lëvizja Vetëvendosje i është kthyer punës në Kuvendin e Kosovës për dallim prej dy partive tjera, AAK e NISMA. Në zgjedhjet e fundit, Partia e Ymerit është renditur e treta në nivel të Parlamentit, ndërsa, në zgjedhjet lokale, ka fituar vetëm në Komunën e Prishtinës.

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje kishte kundërshtuar pushtetin përmes rrugës. Kishte kërkuar të mos dilet në votime por prej se garon në zgjedhje e kërkon vazhdimisht votën për të marrë pushtetin.