Ymeri: Në Bruksel si viktima ashtu edhe agresori trajtohen njëjtë

E publikuar: 08/03/2016 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel trajtohen njëjtë si viktima ashtu edhe kryerësit e krimeve të luftës. Sipas tij, viktima në këtë rast është Kosova, kurse Serbia është agresori.

Ai njëherit kritikoi institucionet që po bëjnë pak viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ymeri shtoi se në bisedimet në Bruksel Kosova duhet t`ia përmend Serbisë, krimet që i kanë bërë në Kosovë dhe që të kërkojnë falje viktimave sidomos atyre të përdhunimit.

Këto komente ai bëri në tubimin e organizuar nga Vetëvendosje rreth moszbatimit të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.