Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse partia e tij është kundër Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka treguar për dy arsye, që vetë i ka cilësuar si thelbësore, e për të cilat Vetëvendosje e kundërshton miratimin e kësaj Gjykate,
Ai ka thënë se nuk janë vetëm dy alternativa, ajo e votimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës dhe ajo e bërjes së saj nga ana e OKB-së.
“Është edhe një alternativë tjetër, që ta kemi një mekanizëm brenda sistemit të gjyqësisë së Kosovës i cili nuk do ta cenonte sovranitetin e vendit, dhe njëkohësisht nuk do të paraqiste drejtësi selektive”, ka thënë Ymeri.
Tendenca për ta rikthyer edhe njëherë në Kuvend çështjen e Gjykatës Speciale, pasi që i është thënë jo, për Ymerin është e papranueshme.
“Është shkelje e drejtpërdrejt e demokracisë”, ka thënë ai.
Ai duke folur për bisedimet Kosovë – Serbi, kanë thënë se këto i shërbejnë vetëm kësaj të fundit./gb/