Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferencë për media tha se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kërcënuan qytetarët që protestuan, ndërsa për këtë kërkoi përgjegjësi nga udhëheqësit e ekzekutivit.
Ai po ashtu tha se fushata policore për arrestimin e aktivistëve të VV-së po vazhdon.
Kreu i lëvizjes Vetëvendosje njoftoi se deri tani janë arrestuar 11 aktivistë, ndërsa lidhur me arrestimin e Dardan Molliqajt tha se i është thyer banesa.