Ymeri: Marrëveshja për rinegocim e dëmshme pasi përmbën praktikë jo institucionale

E publikuar: 16/02/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se rinegociimi i marrëveshjes për demarkacion është hap i mirë, por sipas tij orari i akteve vendimmarrëse për këtë gjë është i rrezikshëm dhe absurd.

“Rendi i gjërave është i rëndësishëm. Po ta kishim rishikimin e Marrëveshjes për demarkacion para ratifikimit, deputetët do ta kishin të qartë se çka po votojnë. Dhe do të përcaktoheshin për PO se JO varësist rezultatit përfundimtar të negociimit e rishikimit, të përbrendësuar në një marrëveshje të re”, tha Ymeri.

Ymeri përmes një statusi në Facebook, arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikim, rishikim dhe korrektim të demarkacionit, siç po raportohet nuk po qartëson gjithcka.

“Kështu, siç po raportohet se është arritur aneks marërveshje për rishikim, gjërat mbesin të mjegullta. Që e bën votën për ratifikim në Kuvend votë bllanko. Prapë, deputetët kërkohet të votojnë për një marrëveshje formën përfundimtare të së cilës nuk ia dijnë”.

“Rinegociimi i marrëveshjes për demarkacion është edhe hap edhe lajm i mirë. Por orari i akteve vendimmarrëse për këtë gjë është edhe i rrezikshëm, edhe i dëmshëm, edhe absurd”, shkruan më tej Ymeri.

Sipas tij, nuk mund të votohet një marrëveshje e hapur.