Ymeri: Kodi 383 s`do të jetë pronë e Kosovës, por e Serbisë

E publikuar: 18/01/2016 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se kodi telefonik 383 nuk do të jetë pronë e Kosovës por e Serbisë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për shtyp me ç`rast shtoi se Kosova ka humbur nga 65 milionë euro për çdo vit si pasojë e mungesës së kodit telefonik, njofton Klan Kosova.

Sipas tij në Kosovë po konkurron kompania shtetërore telefonike e Serbisë e kjo është e paparanueshme, jo vetëm siç tha ai “për çështjen e sovranitetit por edhe atë të Serbisë”.

Kreu i Vetëvendosje më tej ka potencuar se thirrjet e Kosovës në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale.

“Marrëveshjet me Serbinë po e çmontojnë pavarësinë e Kosovës dhe po e montojnë Kosovën brenda Serbisë” ka deklaruar Ymeri.