iderët e opozitës sot kanë mbajtur një takim me gra duke ftuar ato që t’i bashkohen protestës së nesërme. Në këtë takim u bë thirrje që të reflektohet për shtimin e numrit të protestuesve nesër në sheshet e kryeqytetit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se gratë deputete të Kosovës shpesh herë u kanë pri burrave duke përmendur deputetet e opozitës.
Ai madje, kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçin dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli i quajti pula, të cilët tij iknin nga gratë deputete të opozitës.
“Është përpjekje e përbashkët sepse si Republikë jemi bashkë dhe të barabartë dhe duhet ta kuptojmë se Republikë kemi vetëm kur jemi bashkë dhe të barabartë. Ai i keni parë seancat se si Isa, Hashimi dhe Kadria iknin si pula prej Donikës, Aidës, Albulenës, Times. Aty u ndërruan rolet. Ne bashkë e luftonim padrejtësinë që i bëhet Kosovës. Republika nuk duron dhe nuk duhet të durojë që të udhëhiqet nga shkatërruesit e saj”, tha Ymeri.
Ndërsa,kryetari i Nismës për Kosovën , Fatmir Limaj tha se gratë janë në ballë të mbrojtjes së shte tit, Kushtetutës dhe ligjit.
Lideri i AAK , Ramush Haradija tha se nesër pushteti i takon të kaluarës deri sa tha se ky pushtet po i humb nervat, e që sipas tij këtë po e dëshmojnë edhe arrestimet e fundit.