Kryesore

Ymeri ‘godet’ Mustafën: Je qyqar, ti fshihesh nën sqetullat e kriminelëve ‘Pronto’

25.08.2016 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ymeri ‘godet’ Mustafën: Je qyqar, ti fshihesh nën sqetullat e kriminelëve ‘Pronto’

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri e ka quajtur frikacak kryeministrin e Republikës, Isa Mustafa, i cili, sipas tij nuk e çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre.

“Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ”Rançin”, apo tenderët që ua jepte djemëve)”, ka shkruar Ymeri nw “Facebook”, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Si të lexohet postimi i sotëm i kreut të regjimit kriminal, Isa Mustafa? Vrojtim mbi situatën në botë? Keqardhje për shumë jetë të humbura nëpër konflikte gjithandej? Mustafa nuk çanë kokën as për qytetarët e Kosovës e lëre më të botës. Ai që këtyre qytetarëve për çdo ditë ua mbanë krimin mbi kokë, që i kërcënon e arreston secilin qytetar që mendon ndryshe nga ai, që ua cungon territorin e ua tjetërson livadhet, bjeshkët, ujin e pasuritë. Mustafa nuk çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre. Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ”Rançin”, apo tenderët që ua jepte djemëve).

Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmerrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime (diku diku fetwah) për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës.

Dakord që “Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi”. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje