Ymeri e qun Qeverinë kriminale e të ligë, thotë se nuk ndalen përkundër arrestimeve

E publikuar: 15/02/2016 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kështu shkruan në një status në Facebook, lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri.
Ai thotë se përkundër përpjkejve të qeverisë për ta ndalur opozitën, kjo nuk do të ndodhë.

Postimi i plote:

Krahu policor i medias ia ka nisur me shpifje të ulëta familjare. Krahu mediatik i policisë ia ka nisur me kërcënime për arrestime fashiste. Dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, arrestojnë zëdhënësin e VV-së duke dalë nga një emision televiziv, pa dhënë asnjë sqarim. Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar. Shpifin për ne kur nuk duan të zbardhet e vërteta për ta. Janë frikacak, kriminelë e të ligë. Nuk na ndalin dot, se jemi me të drejtën!