Yllka Gashi bëhet nostalgjike, ja çfarë na ofron nga e kaluara e saj

E publikuar: 23/03/2018 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Yllka Gashi ndër vite me radhë na ka ofruar shumë role të bukura. Më së shumti ajo mbahet mend me rolin e “Zanës” tek seriali televiziv vendor “Familja Moderne”.

 Por, ky nuk është roli i vetëm që Yllkën e bën aq të dashur dhe të pëlqyer në publik. Yllka pas rolit të saj në “Familjen Moderne”, ka luajtur rolin pasues në serialin “Kombinati” , shkruan “Kosovarja”.  Në këtë serial Yllka luante “Shehiden”, një vajzë pak më naive dhe e cila vjen nga zonat rurale por që mundohet të duket shumë moderne.

 E, pikërisht sot Yllkën duket se e ka kap nostalgjia për këtë rol të saj në po këtë serial, ku ajo më pas ka nda disa pamje të rolit të saj me ndjekësit që i ka në instagram.

Në foto përvec Yllkës shihet edhe aktori Ilir Prapashtica i cili luante rolin e “Zeqës”. Ne ua sjellim pamjet në fjalë që t’i shihni dhe ta rikujtoni edhe ju “Shehiden” se si dukej para ca vitesh.